Aktivistët e klimës në Francë spërkatën me ngjyrë dyqanin e Louis Vuitton në rrugën Champs-Elysees të Parisit, duke i akuzuar ata për dëmtim të mjedisit në prodhimin e produkteve të tyre dhe shmangie të taksave nga shteti, transmeton Anadolu.
Në imazhet e publikuara nga komuniteti i klimës i quajtur “Derniere Renovation” në llogarinë e mediave sociale, tre aktivistë shihen duke spërkatur me bojë portokalli në dritaren e xhamit të dyqanit të Louis Vuitton në Champs-Elysees dhe trotuarin përpara tij.
Ekipet e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar aktivistët të veshur me bluza me sloganin “Vrasin egoizmin”.
Mediat franceze raportuan se aktivistët ndërmorën veprime ndërsa marka e famshme po përgatitej të prezantonte koleksionet e saj të reja në Javën e Modës në Paris.
Në janar, komuniteti spërkati me bojë disa pjesë të ndërtesës së kryeministrisë, për të protestuar ndaj mosveprimit të qeverisë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
/Anadolu/Motilokal.com
