Holanda do të dëmshpërblejë 3 mijë shtëpi përreth aeroportit për shkak të zhurmës

Holanda do të dëmshpërblejë 3 mijë shtëpi përreth aeroportit për shkak të zhurmës

Qeveria holandeze do të paguajë gjithsej 5,5 milionë euro dëmshpërblim për 3 mijë familje përreth Aeroportit Schiphol të Amsterdamit për shkak të ndotjes akustike, transmeton Anadolu.

Në një lajm të transmetuesit publik NOS thuhet se Ministria e Infrastrukturës dhe Çështjeve të Ujit u është përgjigjur pyetjeve lidhur me ata që do të përfitojnë dëmshpërblim për ndotje akustike në vitet 2017-2019.

Në lajm thuhet se qeveria do të paguajë gjithsej 5,5 milionë euro dëmshpërblim për 3 mijë familje rreth Aeroportit Schiphol të Amsterdamit për shkak të ndotjes akustike.

Njoftohet se kompensimi, mesatarisht 1.800 euro për familje, do të paguhet në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.

Në lajm thuhet se Autoriteti i Inspektimit të Mjedisit dhe Transportit (ILT) nuk ka kryer inspektime pavarësisht se kufiri i zërit është tejkaluar në aeroport vitet e fundit dhe se institucioni do të rifillojë inspektimet që nga viti 2024.

Në deklaratën e bërë nga autoritetet e Aeroportit Schiphol të Amsterdamit në prill, thuhej se fluturimet e natës dhe avionëve privatë do të ndalohen nga viti 2025 për shkak të ndotjes akustike.

/Motilokal.com