Sot rreth orës 10:30 është regjistruar një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter 7 kilometra larg Grudit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte 4.5 gradë të shkallës Rihter në një thellësi prej tetë kilometrash.
Tërmeti është regjistruar 7 kilometra nga Grud dhe 39 kilometra nga Mostari.
Sipas dëshmive të qytetarëve, tërmeti ka qenë i fortë dhe ka zgjatur 10-15 sekonda.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme materiale.
/Motilokal.com
