Parashikimi i sinoptikëve për sot dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë

Parashikimi i sinoptikëve për sot dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bie shi dhe borë.

Moti për ditën e hënë do të mbajë mëngjesi pothuajse i kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 9 °C. Era do të fryje me shpejtësi 7 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Ndërsa e marta do të nisë me mot pjesërisht me re, nga mesdita priten reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 12 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 7 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

Dita e mërkure do të mbaj mot me vranësira në mëngjes, në mesditë reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 9 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të juglindjes. /Motilokal.com