Stuhia Kiara e para e këtij viti, ka goditur natën e së shtunës Irlandën, duke vazhduar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën kontinentale veriore të dielën. Ndërsa po përshkon kontinentin, shiu i fortë i stuhisë Kiara dhe erërat e forta po shkaktojnë ndërprerje të udhëtimit, dëmtime dhe ndërprerje të energjisë.
Agjencia Kombëtare e motit Met Office ka lëshuar 123 paralajmërime emergjente për përmbytjet dhe 159 alarme të vëzhgimeve nga përmbytjet. Erërat prej 138 km/orë ishin regjistruar tashmë në Capel Curig në Uells.
Të paktën 10 kompani hekurudhore në Britani kanë anuluar udhëtimet dhe gati 20 të tjera u thanë pasagjerëve të prisnin vonesa për shkak të kushteve të motit. Erërat e forta dëmtuan telat elektrikë dhe shinat e trenave me degë të pemëve të thyera dhe mbeturina të tjera, duke përfshirë një trampoline familjare.
Aeroporti i Londrës “Heathrow” dhe disa kompani ajrore, kanë zgjedhur t’i unifikojnë fluturimet për të reduktuar numrin e atyre që do të eliminohen.
Ndërsa kompania “British Airways” ka vendosur t’i transferojë pasagjerët në aeroporte të tjerë. “Virgin Airlines” i ka anuluar disa udhëtime. Uragani Kiara pritet të sjellë shira dhe rrebeshe të fortë. Agjencia meteorologjike ka sinjalizuar 22 momente emergjence, dhe 149 njoftime rreziku për përmbytje.
Në veri të Anglisë trafiku është limituar shumë në disa zona, me ndalime qarkullimi nga forcat e rendit.
Valët e larta në Detin Irlandez dhe në Kanalin anglez detyruan kompanitë e trageteve të anulonin udhëtimet, dhe porti kryesor anglez i Dover-it i pezulloi shërbimet.
Irlandë
Met Éireann, shërbimi meteorologjik kombëtar irlandez, ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për të gjithë vendin. Ndërsa tani, alarmi i Statusit të Verdhë do të mbetet në fuqi deri në orët e para të së dielës.
Sipas shërbimit meteorologjik, Kiara do të sjellë erëra me "shpejtësi mesatare nga 65 deri në 80 km/orë që mund të arrijnë deri në 130 km/orë.
Një paralajmërim detar i veçantë për statusin Portokalli u dha në lidhje me erëra të forta që zhvillohen në Detin Irlandez, si dhe në të gjitha ujërat bregdetare irlandeze të Shtunën dhe të dielën./Motilokal.com


