Sipas Modelit të Rianalizës Numerike CFS të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA (NOAA), temperatura mesatare globale deri më 25 shtator 2023 tejkalon shumë dy vitet e mëparshme më të ngrohta të njohura që nga viti 1979.
Grafiku me vijën e kuqe tregon vlerat e devijimit mesatar ditor të temperaturës në mbarë botën, në raport me vlerën klimatike të periudhës 1979-2000.

Që nga viti 1979, asnjë vlerë e devijimit të temperaturës mbi 1°C nuk është llogaritur gjatë muajit shtator. Nga nivelet para-industriale devijimet janë edhe më të mëdha, rreth +1.5°C.
/Motilokal.com
