Tkurrja e akullit në Antarktidë ka arritur nivelin më të lartë këtë vit dhe shtrirja maksimale nuk ka qenë aq e vogël që nga fillimi i regjistrimeve shkencore, njoftoi Qendra Kombëtare e të Dhënave të Borës dhe Akullit (NSIDC) në SHBA.
Akulli i detit shkrihet në verë dhe formacionet e tij rikuperohen në dimër.
Që nga 10 shtatori, shtrirja maksimale e akullit të këtij viti në Antarktidë u vlerësua në 16.96 milionë kilometra katrorë, sipas NSIDC. Ky është një rekord negativ që nga viti 1979.
Shtrirja maksimale e shtresës së akullit ishte 1.03 milion kilometra katrorë më e vogël këtë vit krahasuar me rekordin e mëparshëm negativ. Humbja është e barabartë me një zonë dy herë më të madhe se Franca.
Në shkurt, në mes të verës australe, shtrirja e akullit në Antarktidë arriti nivelin më të ulët (1.79 milion kilometra katrorë). Që atëherë, ajo është rikuperuar me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë.
Në Arktik, ku po përfundon vera, formimi i akullit ka arritur gjithashtu nivelin më të ulët këtë vit dhe vlerësohet në 4.23 milion kilometra katrorë. Ky është rekordi i gjashtë më i ulët që nga viti 1979, thekson NSIDC.
Që nga gushti 2016, tkurrja e shtrirjes maksimale vjetore të akullit të detit Antarktik është në rritje, shpjegojnë ekspertët.
Shtresa e bardhë e akullit në dy rrathët polare reflekton rrezet e Diellit më shumë sesa oqeanin. Si rezultat, tkurrja e tij përkeqëson ngrohjen globale, ndërsa shkakton rritjen e nivelit të oqeanit.
/Motilokal.com
