Stuhia “Kiara” që pritet të godet shtetet e Beneluksit, Francën, Gjermaninë, Britaninë dhe Poloninë Perëndimore këtë të diele me erëra të forta me shpejtësi mbi 130 km/h pritet që të prekë edhe Shqipërinë.
Sipas sinoptikëve, nga mesi i javës pritet ndryshim drastik i moti, me temperatura nën zero dhe reshje dëbore.
Shkurti do të mbyllet me temperatura të ulëta, mot tipik dimëror, e ndërsa pranvera pritet të na sjellë shumë reshje shiu.
Era që pritet të shoqërojë ciklonin Kiara do të jetë me shpejtësi të lartë, ndërsa reshjet e shiut priten të jenë mbi 100 milimetra gjatë 24 orëve./Motilokal.com
