Me qëllim ruajtjen nga ndotja e ambientit dhe mjedisit, dje në Shtime janë rrënuar tri furra të gëlqeres: dy në fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë.
Bëhet e ditur se kjo erdhi pasi me datën 19.06.2023 komandanti i stacionit të policisë në Shtime, Toger Haxhi Behluli kishte mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektoratin për Ruajtjen e Mjedisit dhe Ambientit nga Komuna e Shtimes, komandantin e stacionit të policisë në Suharekë dhe Shefin e Njësisë për Hetimin e Krimeve Mjedisore.
Policia e stacionit në Shtime i kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka zhvilluar procedura hetimore në koordinim me inspektorët e komunës së Shtimes edhe të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, me qëllim parandalimin e kësaj dukurie dhe ndëshkimin e personave, me qellim të ruajtjes nga ndotja të ambientit dhe mjedisit në këtë rajon.
“Në lidhje me këtë Drejtoria e Shërbimeve Publike, Inpektorët Komunal të komunës së Shtimes kanë inicuar procedurë për rrënimin e tyre dhe sot, datë 22.09.2023 nga ora 10:00 njësitet e policisë të stacionit në Shtime, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë bërë aisistimin e Inspektorëve të komunës së Shtimes dhe janë rrënuar tri furra të gëlqeres, dy furra ne fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë”, thuhet në njoftim.
Organet e rendit shtojnë se i gjithë procesi i rrënimit të furrave të gëlqeres ka kaluar pa ndonjë incident.
/Motilokal.com
