Moti: Vjen njoftimi emergjent për përkeqësim të motit në Greqi, sërish epiqendër Thesalia

Moti: Vjen njoftimi emergjent për përkeqësim të motit në Greqi, sërish epiqendër Thesalia

Pas disa ditëve më diell, që sollën një përmirësim të situatës pas përmbytjeve të frikshme në zonën e Thesalisë, në Greqi, paniku ka nisur sërish.

Sipas parashikimeve të motit, nga e diela vendi do të përfshihet sërish nga një mot i keq, ku për fat të keq zona më e prekur do të jetë sërish Thesalia.

Sipas ekspertëve, këtë herë indeksi i rrezikut nga fenomenet e motit do të shkojë deri në portokalli.

Sipas meteorologëve moti i keq këtë herë do të zgjasë për pesë ditë dhe kërkohet një vëmendje e veçantë në disa zona.

/Motilokal.com