Një rast me koronavirus po dyshohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Personi i infektuar po mbahet në Klinikën Infektive.
Në një konfernecë të jashtëzakonshme ka mbajtur ministri i Shëndetësisë Arbën Vitja së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar dhe drejtoresha e Klinikës Infektive.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pasi të dalin rezultatet e analizave.
“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj nga Britania e Madhe që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, tha ministri Vitia.
Ndërsa drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Berisha, tha se në QKUK, rreth orës 17:00 të shtunën ka ardhur një grua e cila dyshohet se ka virusin korovavirus.
“Sot në Klinikën Infektive në orën 17:00 një person gjinia femërore ka ardhur me ankesa dhe një kollë, pa temperaturë por për shkak të lajmit është lajmëruar në qendrën tonë dhe është izoluar deri në marrjen e rezultatit.
Sipas saj rezultati pritet të dalë në ora 23:00 të mesnatës.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës tha se kemi siguruar materialin e nevojshëm laboratorik, me të cilin do të arrihet të diagnostikohen rastet e dyshimta me koronavirus.
Ai theksoi se materialin të cilin e ka tani në dispozicion Instituti, mund të diagnostikojë deri në 1000 persona, ndërsa deri në përfundim të javës sasia e materialit diagnostikues do të shtohet./Motilokal.com
