Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), ka publikuar të dhënat për temperaturat për muajin dhjetor të viti 2019.
Sipas të dhënave të IGJEUM-së muaji dhjetor 2019 nuk shënoi ndonjë gjë të veçantë për reshjet, të cilat arritën pranë vlerave të normës, por u vrojtuan në një numër ditësh lehtësisht më të vogël.
Ndërkohë, vijojë të ruhet një nivel i lartë i temperaturave të ajrit, të cilat shënuan dhe një shmangie të lartë kundrejt vlerave të normës. Për Tiranën rezultuan vlera temperature mesatare mujore mbi normë me +2.4°C.
Muaji dhjetor 2019 ishte gjithashtu ndër muajt më të ngrohtë të viteve të fundit 2012-2019. Kjo ecuri dhe ndryshimet përkatëse janë paraqitur në figurën nr. 1 dhe i referohen për krahasim periudhës shumëvjeçare 1961-1990 (me ngjyrë jeshile), ndërkohë që evidentohen dhe muajt dhjetor të viteve të fundit 2012-2019.

Figura nr. 1 - Të dhënat e temperaturës mesatare të ajrit për muajin dhjetor për vitet 2012-2019 dhe vlerat e normës referuar periudhës 1961-1990 për vend matjen meteorologjike të Tiranës.
Në se vjeshta e këtij viti u mbyll pa ngrica, u deshën të kalonin dhe mjaft ditë të tjera në dhjetor që më së fundmi të shënoheshin uljet e para të temperaturës së ajrit nën pragun 0 °C.

Në tabelën nr. 2, paraqiten të dhënat me datat e para të ngricave të vrojtuara si dhe temperaturave përkatëse minimale të ajrit në muajin dhjetor 2019 referuar vend matjeve eteorologjike të Sistemit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik në vendin tonë, të cilat shënojnë një vonesë me më se dy deri në tre javë kundrejt klimës së viteve të shkuara.
“Ngricat e para të vjeshtës” në dhjetor! Tabela Nr.2. - Ngricat e para të “vjeshtës” 2019
Ajo çka bie në sy është se duke përjashtuar zonat në lartësi: Rapsh, Dardhë, Shupenzë, Shishtavec, Stravaj që e kanë shënuar ngricën e parë më 1 dhjetor, ndjekur nga Tropoja datë 2, Bilisht datë 9, Korçë datë 15; pjesa tjetër e vendit: Ultësira Perëndimore dhe pjesa jugore e vendit e kanë shënuar ngricën e parë në ditët e fundit të muajit dhjetor./Motilokal.com
