Kina dhe e gjithë bota është kërcënuar së tepërmi nga virusi i ri i emërtuar “koronavirus”.
Për të parandaluar përhapjen e virusit, shumë qytete të kinës janë mbyllur dhe po mban qytetarët e saj të izoluar. Ndërsa shumë vende të tjera në të gjithë botën kanë marrë masa në lidhur me epideminë e rrezikshme, duke shtuar kontrollet nëpër aeroportet kryesore të tyre.
Në fillim u përfol shumë për prejardhjen e këtij virusi vdekjeprurës si teori konspirative, por këtë e vërteton edhe ekspert amerikan Francis Boyle nga Universiteti i Illinoisit, i cila tha se koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator në Wuhan.
Ai tha se edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti.
Sipas ekspertit amerikan, qeveria e Kinës është përpjekur fillimisht ta mbulonte rastin, por tashmë me përhapjen në masë të virusit po merr masa për të frenuar epideminë.
Por ky version zyrtar është kundërshtuar edhe nga ekspertë të tjerë të fushës që bëjnë me dije se vetëm 66% e rasteve fillestare me të infektuar kishin vizituar tregun lokal.
Eksperti amerikan në vitin 1989, ka redaktuar aktin kushtetues për armët biologjike, që është Ligji kundër terrorizmit të armëve biologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Motilokal.com
