Ç'mot parashikohet të mbajë të enjten në Maqedoni?

Ç'mot parashikohet të mbajë të enjten në Maqedoni?

Moti të enjten në Maqedoni parashikohet të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të ulëta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Prej mesditës do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtra.

Të enjten termometri pritet të shënojë temperatura prej 20 deri në 30 °C.

/Motilokal.com