Sot është mbajtur protesta kundër ndërtimit të hidrocentralit në lokacionin e fshatrave Soponicë dhe Doganaj.
Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi ka njoftuar se ishte një prezencë prej shumë banorëve, nxënësve, palëve të interesit të brengosura për situatën ndër to edhe OJQ-të dhe pjesëmarrës me influencë të veçantë nga jeta publike përfshirë deputetin e nivelit qendror si dhe asambleistë në pushtetin lokal. Po ashtu kishte edhe interesim të shtuar të mediave për këtë protestë kundër degradimit të lumit Lepenc.
Sipas këtij njoftimi protesta ishte e organizuar nga komuniteti i fshatrave përreth në komunën e Kaçanikut e inicuar nga banorët e fshatit Soponicë.
OMM “Gjethi” e përkahu këtë protestë me prezencën gjatë protestës dhe bën thirrje që këto punime të ndalohen sa më parë të jetë e mundshme që gjeneratat e ardhshme të kenë mundësi të shijojnë natyrën e virgjër, mundësinë e ujitjes së arave të tyre si dhe potencialin për zhvillimin e turizmit në këtë lokacion.
/Motilokal.com
