Ftohtë dhe ngrica, moti për këtë fundjavë në Shqipëri

Ftohtë dhe ngrica, moti për këtë fundjavë në Shqipëri

Në Shqipëri do të mbizotërojë mot i kthjellët. Pjesa veriore do të jetë me vranësira mesatare. Era veriore, do të humbë gradualisht forcën e saj, por përsëri në bregdet hera herës do të jetë e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4. Ndërsa në juglindje do të jetë me ftohtë dhe mundësi për reshje bore.

Moti për ditën e premte në vendin tonë do të mbajë mëngjesi me mot të kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 0 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Të shtunën moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 11 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 1 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com