Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pas reshjeve të djeshme, i ka mbledhur menaxherët mbikëqyrës të rrugëve dhe u ka kërkuar reagim të shpejtë në autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhafer”.
“Mbrëmë, pas reshjeve të shumta, pranuam raportime për gjendje të rëndë në disa pjesë të autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”. Herët në mëngjes, mblodha menaxherët mbikëqyrës të rrugëve - me vërejtje i kërkuam kompanive përkatëse reagim të shpejtë. Menjëherë pasdite të njëjtat morën masa duke dhënë shembull reagimi. Kur punojnë mbarë, meritojnë lëvdata”, ka shkruar ministri Abdixhiku.
Me tej ai ka falënderuar edhe punëtorët të cilët po punojnë ditë e natë që rrugët tona të jenë më të sigurta.
“Jemi falënderues për punëtorët e palodhshëm që ditë e natë bëjnë rrugët tona më të sigurta. Kemi ende punë në viset malore, e ndihmat që po u japim komunave të vogla po ngadalësojnë kapacitetet tona. Gjithsesi, kujdes shpejtësinë! Sonte pritet natë me ngrica. Lajmi i mirë; liqenet po mbushen”./Motilokal.com
