Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë, janë të pastruara për zhvillim normal të komunikacionit.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave, të mbikëqyrura vazhdimisht edhe nga përgjegjësit e ministrisë.
Theksojmë se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Ministri Lumir Abdixhiku, i cili që nga mbrëmë është në përcjellje të situatës nga afër, u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.
MIT kërkon nga qytetarët e Kosovës që për çdo emergjencë që mund të keni lidhur me rrugët që janë në përgjegjësi të kësaj ministrie, mund të kontaktojnë në këta numra: 044 130 069 dhe 044-158-914./Motilokal
