Moti në Maqedoni, me vranësira, i ftohtë dhe reshje të borës

Moti në Maqedoni, me vranësira, i ftohtë dhe reshje të borës

Moti në mbarë Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me erë e reshje të përkohshme kryesisht të dëborës. Në rajonet malore dhe në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e dëborës prej 10 deri në 20 centimetra. Përgjatë Vardarit reshjet do të jenë të shiut dhe dëborës dhe vende-vende do të formohet shtresë më e ulët e dëborës.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 5 deri në 3 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Mëngjesi i së enjtes do të jetë me vranësira, ndërsa mesdita do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat pritet të luhatën prej -2 deri në 0 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriperëndimit./Motilokal.com