Ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Vendi ynë do të ndikohet nga masat ajrore me origjinë polare në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes duke nisur nga orët e mëngjesit të ditës së sotme, ku do të ketë reshje bore.

Në vendet malore me lartësitë kodrinore 500 deri 600 metër reshjet e borës do të jenë të dendura.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri do të mbajë mot me vranësira dhe mundësi për reshje shiu, ndërsa në disa zona edhe reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 6 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

E enjtja do të jetë mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihen të lëvizin prej 2 deri në 7 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut./Motilokal.com