Erëra të forta të shoqëruar me stuhi shiu dhe reshje bore kanë përfshirë tërë territorin e Kosovës.
Pas një periudhe me mot të nxehtë bora tashme ka mbuluar tokën dhe rrugët e vendit. Për këtë ka reaguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook.
Ai ka shkruar se të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të reshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara.
“Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka apeluar Ahmeti në Facebook./Motilokal.com
