Marrja e detyrës së re për ministrin e i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikun paska qenë me bereqet, pasi sonte vendi ynë është zbukuruar nga bora.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është lajm i mirë reshjet e borës, por edhe ka kërkuar kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Ai po ashtu ka thënë se rrugët janë duke u pastruar dhe liqenet po mbushen.
Postimi i plotë i ministrit Abdixhiku:
Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.
Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhduesheshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren./Motilokal.com
