Njohësi i emergjencave: Erërat e forta që nisën sot, hyn në grupin e fatkeqësive natyrore dhe mund të jenë të rrezikshme

Njohësi i emergjencave: Erërat e forta që nisën sot, hyn në grupin e fatkeqësive natyrore dhe mund të jenë të rrezikshme

Gjatë ditë së sotme moti në Kosovë u karakterizua me erëra të forta, ndërsa në mbrëmje u shoqëruan stuhi dhe reshje të shiut të përzier edhe me borë.

Kjo situatë do të vazhdon edhe gjatë ditës së nesërme me reshje bore, ashtu siç edhe kanë lajmëruar meteorologët e portalit motilokal.com.

Njohësi i emergjencave Tahir Ahmeti, ka apeluar për kujdes pasi erërat e forta hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore, dhe si të tilla mund të jenë të rrezikshme dhe mund të bëjnë dëme.

“Erërat e forta që kanë filluar sot në disa pjesë të Kosovës, hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore, dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit”, është shprehur Ahmeti.

Ai ka kërkuar që për situata meteorologjike kur ka stuhi dhe reshje të mëdha duhet edhe të bëhet paralajmërime.

“Organet përgjegjëse, në këtë rast Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, duhet që të njoftojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre fenomeneve natyrore, ndërsa Drejtoritë Komunale për Emergjenca si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet të jenë në gjendje gatishmërie, për t’iu ndihmuar qytetarëve në rast të ndonjë nevoje”, ka deklaruar Ahmeti./Motilokal.com