Autoriteti Portual Durrës, në një njoftim ka deklaruar se në dy ditët në vijim bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra të forta që do të arrijnë një shpejtësi deri në 32 milje në orë. Ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 6 deri në 7 shkalla bufort.
“Nga dita e sotme dhe në dy ditët në vijim, bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim, shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria e Portit detar dhe Dispeçeria e APD-së.
Në njoftimin APD-së thuhet “me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, në bashkëpunimin edhe me subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”/Motilokal.com
