Moti i ligë, porti i Vlorës pezullon lundrimet

Moti i ligë, porti i Vlorës pezullon lundrimet

Vendi ynë është përfshirë nga erëra të forta, në Vlorë erëra kanë shkuar deri në 6 m/s, me temperatura 14 °C.

Lidhur me situatën meteorologjike Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit për tre ditë.

Sipas Kapitenerisë anijet nuk do të lejohen të dalin në det duke filluar nga ora 15:00 e mesditës së sotme deri në orën 20:00 të mbrëmjes së 6 shkurtit, kohë edhe kur pritet të kemi një përmirësim të motit.

Në njoftim thuhet se për mjetet e lundrimit ndërkombëtar, do të ketë pezullim të tyre vetëm gjatë ditës së nesërme, 5 shkurt./Motilokal.com