Ndryshon moti, shi dhe erëra të forta priten në Kosovë, nesër reshje bore

Ndryshon moti, shi dhe erëra të forta priten në Kosovë, nesër reshje bore

Sot Kosova është përfshirë nga erëra të forta me shpejtësi deri në 6 m/s ose 21.1 kilometra në orë.

Sipas parashikimit të motilokal.com, sot po mban mot i ndryshueshëm ku priten reshje të mëdha të shiut deri në 13 mililitra shi të shoqëruara me erëra të forta.

Temperaturat gjatë orëve në vazhdim do të lëvizin nga 12 duke zbritur në 10 °C. Era do të fryje me shpejtësi 6 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Dita e mërkure do të mbaj mot me reshje dëbore. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 1 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 6 m/s në drejtim të veriperëndimit. /Motilokal.com