Klima në periudha të ndryshime kohore çdo herë ka pësuar ndryshime. Por jo çdo herë kanë qenë faktorët e njëjtë që kanë ndikuar në ndryshimet e klimës. Para zhvillimit industrial ndryshimet klimatike kryesisht janë lidhur me aktivitet vullkanike ku edhe janë emetuar elemente të ndryshime në atmosferë.
Mirëpo, me shpikjen e motorit me avull në vitin 1790 nga James Watt filloi revolucionin industrial dhe besimin tonë në djegien e karburanteve fosile për energji. Kjo ka sjellë shumë përfitime për njerëzimin, por tani ne po përjetojmë efektet anësore të këtij zhvillimi. Efekte anësore janë të shumta, por ngritja e temperaturave kanë ndikuar në shkrirjen e shpejt të akullnajave, që kjo rezulton me ngritjen e niveleve të detit ose oqeaneve.
Sipas të dhënave që janë prezantuar në "THE OCEAN KONFERENCE"- UNITED NATIONS, NEW YORK, 5-9 Qershor 2017, 600 milionë njerëz, ose 10 % e popullsisë në botë jetojnë nën 10 metra mbi nivelin e detit. 2.4 miliard njerëz ose 40% e popullsisë botërore jetojnë brenda 100 kilometra të bregdetit.
Duke i parë këto rreziqe, shtetet e zhvilluara kanë filluar të prodhojnë energjinë përmes resurseve të ripertritshme si uji, era, dielli, baticat dhe zbaticat bregdetare etj. Por ende mbetet larg synimeve, edhe pse ekzistojnë marrëveshje ndërkombëtare për zëvendësimin e përfitimit të energjisë nga lëndët fosile drejtë atyre të ripertritshme, ato nuk po respektohen në praktik. Dy shtetet kryesore ndotëse në botë janë Kina dhe SHBA-të me pothuajse 50 për qind./Motilokal.com
