2 shkurti i çdo viti është shpallur si “Dita Botërore e Ligatinave”; kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 Shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsarit.
Po çfarë janë ligatinat?
Ligatinat ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, dhe përbëjnë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Administrata e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë (AdZM) në Shkodër shënoi me aktivitete ndërgjegjësuse Ditën Botërore të Ligatinave.
AdZM ka nën administrimin Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna - Velipojë si ndër ligatinat më të rëndësishme në rajon, të cilat që nga viti 2005 janë pjesë e Konventës Ramsar.
“Në kuadër të “Ditës së Ligatinave” së bashku me shoqatën Albanian Alps Alliance, e cila ka përfituar nga mini-grantet e Projektit për Mbrojtjen e Deltës së Bunës MAVA Global Water Partnership - Mediterranean / GWP-Med Les Amis de la Tour du Valat, Inca Shqipëria, e kujtuam këtë ditë me disa aktivitete ndërgjegjësuse dhe jo vetëm të cilat do të vijojnë edhe ditën e nesërme”, thuhet në njoftimin e AdZM-së./Motilokal.com

