Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Republikës së Kosovës (IKSHPK), ka kërkuar na qytetarët që të mos frikësohen nga virusi kinez koronavirusi por të kenë kujdes.
IKSHPK përmes disa këshillave rekomandon që të zbatohen në përditshmëri për të shmangur dhe parandaluar virusin vdekjeprurës që është përhapur në Kinë.
1. Shmangni kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
2. Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
3. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hidhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
6. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populluara me njerëz!
7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore./Motilokal.com
