Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje shteteve në mbarë botën që të përgatiten për “shpërthime lokale” të koronavirusit të ri.
OBSH reagoi pasi numri i viktimave nga virusi është rritur në 259. Kina ka raportuar po ashtu se janë 11,791 raste të konfirmuara me virusin e ri, duke u shndërruar në shpërthim më të madh sesa ai i virusit SARS më 2002-2003.
OBSH e shpalli emergjencë botërore mbi koronavirusin e ri. Organizata e Shëndetësisë shprehu shqetësimin se disa raste të raportuara jashtë Kinës me këtë virus, mund të paraqesin raste të transmetimit të virusit nga njeriu në njeri.
Gauden Galea përfaqësues i OBSH-ës tha se shtetet duhet të përgatiten për importimin e mundshëm, në mënyrë që të identifikojnë rastet sa më herët që është e mundur që të jenë të gatshme të kontrollojnë shpërthimet e virusit, nëse kjo ndodh.
Deri me tani në 25 shtete janë identifikuar raste të personave të prekur nga virusi i ri, ku kryesisht bëhet fjalë për persona që kanë udhëtuar nga Kina./Motilokal.com
