Nëntori i 2019-ës, muaji më i ngrohtë që nga viti 2012 në Shqipëri

Nëntori i 2019-ës, muaji më i ngrohtë që nga viti 2012 në Shqipëri

Muaj nëntor 2019 regjistroi mjaft reshje në pjesën më të madhe të vendit. Gjithsesi ajo që evidentohet si e veçantë është ruajtja e një niveli të lartë të temperaturave të ajrit, të cilat shënuan një shmangie mjaft të lartë kundrejt vlerave të normës.

Për Tiranën rezultojnë vlera temperature mbi normë me +4.5 °C. Muaji nëntor 2019 ishte ndër muajt më të ngrohtë të viteve të fundit 2012÷2019.

Kjo ecuri dhe ndryshimet përkatëse janë paraqitur në figurën Nr.28 dhe i referohen për krahasim periudhës shumëvjeçare 1961÷1990 (me ngjyrë jeshile), ndërkohë që evidentohen dhe muajt nëntor të viteve të fundit 2012÷2019.

Të dhënat e temperaturës mesatare të ajrit për muajin nëntor për vitet 2012÷2019 dhe vlerat e normës referuar periudhës 1961÷1990 për vendmatjen meteorologjike të Tiranës (referuar SHMU).

Fig. Të dhënat e temperaturës mesatare të ajrit për muajin nëntor për vitet 2012÷2019 dhe vlerat e normës referuar periudhës 1961÷1990 për vendmatjen meteorologjike të Tiranës (referuar SHMU).

Gjithashtu po të krahasohet dhe me muajin nëntor të 95 viteve më parë, atij të vitit 1924 rezulton të jetë me +6.5°C më shumë.

Të dhënat për Tiranën siç është theksuar dhe në buletinet e mëparshme reflektojnë dhe efektin e ishullit urban, po qe se analizojmë dhe krahasojmë ndryshimet që vihen re midis muajit nëntor 2019 me vlerat e normës për pjesën tjetër të vendit, e cila është me rreth +3.5°C./Motilokal.com