Moska regjistron janarin më të nxehtë në histori

Moska regjistron janarin më të nxehtë në histori

Janari këtij viti është regjistruar me i nxehti ndonjëherë në kryeqytetin rus, tha të premten shërbimi rus i motit, që sipas tyre ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e temperaturave në nivel global.

"Temperatura mesatare e regjistruar në Moskë në muajin janar ishte rreth 0 °C", tha meteorologia Lyudmila Parshina për AFP.

Ajo tha se temperatura mesatare në Moskë për muajin janar ishte 9.3 °C më e lartë se mesatarja, duke thyer rekordin e mëparshëm me 1.5 shkallë.

Parshina megjithatë nuk pranoi të thotë nëse rekordi i fundit i temperaturës ishte i lidhur me ndryshimet klimatike.

Temperaturat e motit janë regjistruar në Moskë që nga viti 1879 ndërsa në gjithë Rusinë nga viti 1891.

Në janar, thellësia mesatare e borës e regjistruar në Moskë ishte 7 centimetra krahasuar me 32 centimetra mesatarisht, tha Rosgidromet.

E njohur për dimrat tejet të ftohtë, Moska është përballur edhe me dhjetorin më të nxehtë në një shekull. 

2019-ta  po ashtu ka qenë viti më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Rusi./Motilokal.com