Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.0 ballë të shkallës së rihterit ka goditur vendin tonë.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rreth orës 21:05 minuta është regjistruar një tërmet me epiqendër fshatin Fushë-Drac në Durrës me thellësi 35 kilometra.
Nuk ka raportime nëse tërmeti ka qenë me pasoja. /Motilokal.com
