Prishtina miqësore ndaj kafshëve, ofron ushqim për qentë

Prishtina miqësore ndaj kafshëve, ofron ushqim për qentë

Në kryeqytet sot është përuruar projekti “Pikat ushqyese për qentë endacak” duke u bërë Komuna e parë në Kosovë e rajon për po aplikimin e praktikave humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së qeneve endacakë.

Image may contain: one or more people, dog, child, tree, outdoor and nature

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës projekti ka filluar me 5 pika/stacione pilotuese të “pikave ushqyese” për qentë endacak, së bashku me njerëz të vullnetit të mirë (Poppins) dhe që kanë ndihmuar që ky problem të zgjidhet sistematikisht në mënyrë institucionale.

Image may contain: sky and outdoor

“Pikat ushqyese në këtë fazë gjenden në 5 lokacione në qytet: Mati 1, Rruga C, Termokos/Termokiss, Bërnicë e Epërme dhe Stacioni i Autobusëve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Më tej Komuna e Prishtinës njofton se janë në proces për të ndërtuar qendrën për trajtimin e përkohshëm për qentë endacak ku do të ofrohen shërbime si sterelizimi, kastrimi, vaksinimi kundër tërbimit, në mënyrë që edhe shëndeti publik të jetë më i sigurt në kryeqytet./Motilokal.com