Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka përkujtuar astronautët që kanë humbur jetën gjatë kërkimit hapësinor për trimërinë e tyre dhe progresin që njerëzit të fluturojnë në hapësirë.
Punonjësit e NASA-së u mblodhën në vendin ku astronautët humbën jetë për të nderuar ekuipazhet e Apollo 1, Challenger dhe Columbia.
“Këta astronautë dhe familjet e tyre do të jenë gjithmonë pjesë e familjes NASA, dhe ne do të vazhdojmë të nderojmë kontributet e tyre”, thuhet në njoftimin e NASA-së.
Astronautët që humben jetën në programet hapësinore:
Apollo 1 (27 Janar 1967): Astronautët Roger B. Chaffee, Virgil "Gus" Grissom dhe Edward H. White Jr.
Challenger (28 Jan. 1986): Astronautët Francis R. "Dick" Scobee, Michael J. Smith, Judith A. Resnik, Ronald E. McNair, Ellison S. Onizuka, Gregory B. Jarvis dhe S. Christa McAuliffe
Columbia (1 shkurt 2003): Astronautët Rick D. Husband, William C. McCool, Michael P. Anderson, David M. Brown, Kalpana Chawla, Laurel B. Clark dhe Ilan Ramon./Motilokal.com
