OBSH shpall emergjencë globale për koronavirusin

OBSH shpall emergjencë globale për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) sot (30.01.2020) shpalli emergjencë globale për përhapjen e shpejtë të koronavirusit vdekjeprurës nga Kina - një përcaktim i përdorur rrallë që mund të çojë në përmirësimin e koordinimit ndërkombëtar në trajtimin e sëmundjes. 

Shpallja emergjencë globale erdhi pasi numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 7.834 dhe 170 të vdekur.

"Shqetësimi ynë më i madh është mundësia që virusi të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.... Ky nuk është një votë mosbesimi për Kinën", tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë në Gjenevë.

Alarmi nuk është arsye për reagim të tepërt, shtoi Tedros.

"Ne nuk rekomandojmë kufizime të tregtisë dhe udhëtimeve si OBSH," tha Tedros, duke argumentuar se hapa të tillë do të ndërhyjnë pa dashur në tregti dhe transport.

Me gjithë përpjekjet masive dhe të suksesshme të Kinës për të kufizuar përhapjen e virusit jashtë vendit, një urgjencë ndërkombëtare shëndetësore u shpall për shkak të rrezikut që virusi paraqet në vendet me sistem të dobët shëndetësor.

"Ne jemi të gjithë të bashkuar dhe ne mund ta ndalojmë atë së bashku", tha Tedros, duke mbrojtur bashkëpunimin ndërkombëtar për të ndihmuar vendet në zhvillim me vaksina dhe diagnostikim dhe rishikimin e planeve të shëndetit publik. /Motilokal.com