Përhapja e virusit vdekjeprurës të njohur si koronavirusit deri me tani ka shkaktuar vdekjen e të paktën 170 personave. Së fundmi është konfirmuar një rast në Tibet, virusi tani është përhapur në çdo rajon të Kinës kontinentale.
Sipas autoriteteve kineze të shëndetit rreth 7,711 raste janë konfirmuar në vend që nga 29 janari me virus.
Nga njoftimet bëhet e ditur se infeksionet janë përhapur edhe në 16 vende të tjera të botës.
Ndërsa drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se në ditët e fundit përparimi i virusit, veçanërisht në disa vende, veçanërisht transmetimi nga njeriu te njeriu, na shqetëson, duke marrë si shembull Gjermaninë, Vietnamin dhe Japoninë.
“Megjithëse të infektuarit jashtë Kinës janë të pakët, ata mbajnë potencialin për një shpërthim shumë më të madh”, thënë ai.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të takohet të enjten për të diskutuar nëse virusi përbën një emergjencë globale.
OBSH i ka bërë tirrje çdo shteti të botës që të marrë masa urgjente, dhe të jetë në gatishmëri./Motilokal.com
