Skeleti i një anije që u zhduk në Trekëndëshin e Bermudës 100 vjet më parë është gjetur nga eksploruesit nënujorë.
Fati i SS Cotopaxi me avull kishte qenë një mister që kur ajo u zhduk ndërsa lundronte nga Karolina e Jugut për në Kubë në vitin 1925.
Ajo kurrë nuk arriti në destinacionin e saj dhe trupat e 32 personave në bord nuk u gjetën kurrë.
Zhdukja e anijes është bërë një nga tregimet e famshme që lidhen me legjendën e Trekëndëshit.
Disa anije dhe aeroplanë thuhet se kanë humbur në rrethana të çuditshme brenda rajonit famëkeq të Oqeanit Atlantik të Veriut.
Tani, ekspertët thonë se ata kanë gjetur skeletin e “Cotopaxi” 35 milje detare larg brigjeve të St. Augustine, në Florida.
Ata shpjegojnë se “Cotopaxi” ishte në një udhëtim rutinë. Anija ishte e përfshirë në tregtinë e qymyrgurit dhe po bënte udhëtimin e radhës nëntorin e vitit 1925.
Por gjatë rrugës diçka ndodhi, sepse ajo dërgoi përpara zhdukjes një mesazh për ndihmë, thonë ata. Asokohe nuk u gjet asgjë, as anija, as ndonjë jelekë shpëtimit në det, as udhëtarë. Tani do të bëhen kërkime të thelluara mbi mbetjet e saj me shpresën që të arrihet të zbardhet e vërteta e fundosjes.
“Cotopaxi” është një nga shumë anijet që janë zhdukur në rrethana misterioze brenda Trekëndëshit të Bermudës.
Të paktën 75 aeroplanë dhe qindra anije kanë humbur në Trekëndësh pa shpjegime.
Personi i parë që ka shkruar për Trekëndëshin e Bermudeve ishte Christopher Columbus. Në ditarin e tij më 8 tetor 1492, shkruan se në atë zonë busulla pushon së punuari, por tri ditë më vonë ai vuri re një top zjarri në qiell.
Këto janë misteret më të çuditshme të hapësirës që bezdisin astronomët./Motilokal.com

