Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme për çështjen e ndërtimit në Liqenin e Badovcit, ka votuar dy rekomandime dhe ka marrë një vendim, të dalë nga kërkesa e Grupit të Qytetarëve për Mbrojtjen e këtij liqeni.
Po ashtu kuvendi rekomandon që Liqeni i Badovcit të futet tek Zona e Peisazhit të Mbrojtur dhe të anulohen Kushtet Ndërtimore për kompaninë Kawa e 4M.
Ndërsa u mor vendim që të anulohet Plani Zhvillimor Komunal për Zonën I, II dhe III.
Në këtë mbledhje kërkesën e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit e prezantoi juristi Ali Sefaj./Motilokal.com
