Oqeani Atlantik është i dyti për nga madhësia dhe shtrihet midis Evropës dhe Afrikës në anën lindore të tij, si dhe të Amerikës në brigjet perëndimore.
Karakteristika më kryesore e relievit të tij nënujor është vargmali i Atlantikut, i cili shtrihet prej Islandës e deri në Antarktik.
Rrymat kryesore oqeanike janë: E Golfit, Jug-ekuatoriale, Labradorit, Guinesë, e ishujve Kanare dhe e Bengalit.
Në zonën e tij të mesme, shumë shpesh paraqiten edhe stuhitë tropikale, ndërsa në gjerësitë më të larta, dimrit paraqiten stuhi, valët e së cilave arrijnë lartësi deri më 20 metra.
Në lashtësi ai paraqiste fundin e botës që njihej si një pengesë e pakalueshme për lundruesit.
Por ka të atillë që kanë guximin ta kalojnë me mjete të ndryshime siç ishte Jean-Jacques Savin, i cili u nis nga Ishujt Kanarie, jashtë brigjeve të Afrikës, më 26 dhjetor 2018 – duke shkuar në perëndim me një kapsulë të formës së fuçisë që e ndërtoi vetë.
Së fundmi Lirim Gula u bë kosovari parë që kalon Atlantikun me varkë të vogël për mision humanitar.
Lirim Gula nga Kaçaniku së bashku me shokët e tij e bëri këtë për 36 ditë, 10 orë e 32 minuta.
Ky veprim u realizua me qëllim që të mblidhnin para për fëmijët me kancer.
Qëllimi i Gulës, i mbledhjes së parave ishte për shkak se një shoku i ngushtë i tij kishte vdekur vite më parë nga kanceri./Motilokal.com
