Merr formë spitali në Wuhan, pas katër ditë nga nisja e punimeve [Video]

Merr formë spitali në Wuhan, pas katër ditë nga nisja e punimeve [Video]

Pamje mahnitëse të kapura nga droni, pas vetëm katër ditë të punës ku shihet përparimi i shpejtë i ndërtimit të spitalit të parë special për të prekurit nga koronavirusi në Wuhan.

Videoja tregon makina të mëdha, përfshirë dhjetëra ekskavatorë e buldozerë nisën punën vetëm 4 ditë më parë dhe tashmë spitali ka marrë formë. Ai ishte parashikuar të përfundojë brenda 6 ditësh.

Gërmuesit që punojnë në vendin e ndërtimit të spitalit në perëndim të Wuhan

Spitali i ri do të ketë një kapacitet prej 1.000 shtretërish dhe pritet të jetë gati për izolimin dhe mjekimin e personave të prekur nga koronavirusi në Wuhan, epiqendra e virusit vdekjeprurës.

Është një nga katër objektet që po ndërtohet posaçërisht për të trajtuar virusin e ngjashëm me gripin, i cili ka vrarë 80 njerëz në Kinë.

Image result for First isolation ward of Wuhan's new hospital under construction

Makina të mëdha, përfshirë dhjetëra ekskavatorë e buldozerë nisën punën vetëm 4 ditë më parë dhe tashmë spitali ka marrë formë. Ai është parashikuar të përfundojë brenda 6 ditësh.


Ndërkohë, numri i viktimave nga koronavirusi raportohet të ketë shkuar në 106 persona, nga 81 që u raportuan një ditë më parë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4515./Motilokal.com