Autoritetet kineze kanë deklaruar se shpërndarja e koronavirusi është duke u rritur, teksa është raportuar që 80 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2.700 persona janë infektuar në Kinë.
Në një prononcim ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei, ka njoftuar se që nga 26 janari shteti ka hyrë në një “fazë kritike” pasi “duket se aftësia e shpërndarjes së virusit po rritet”.
Ai ka theksuar se kufizimet në udhëtim dhe ndalesa të tjera duhet të sjellin rezultat “me shpejtësi të madhe”.
Rreth 960 ekipe mjekësore janë dërguar nga shtatë provinca në Wuhan, qytet në të cilin ka shpërthyer fillimisht virusi.
Kryetari i këtij qyteti ka thënë se pret që pret të paraqiten edhe 1.000 pacientë të rinj.
Deri tani të gjitha vdekjet janë regjistruar në Kinë, ndonëse është duke u rritur numri i të prekurve nga ky virus në Tajlandë, Australi, Shtete të Bashkuara, Kanada dhe Francë.
Shumica e vdekjeve janë raportuar në pacientë mbi 50 vjeç, kanë thënë zyrtarët.
I njohur si 2019-nCoV, virusi është thënë se është një lloj i koronavirusit, që më parë nuk është identifikuar në njerëz.
Ky virus përcillet me temperaturë dhe kollë, që mund të kthehet në pneumoni dhe të jetë fatale për njeriun.
Këtu keni një përmbledhje të numrit të rasteve në secilën provincë kineze:
Hubei (përfshin Wuhan): 1,423, përfshirë 76 vdekje
Guangdong: 146
Zhejiang: 128
Henan: 128, përfshirë 1 vdekje
Chongqing: 110
Hunan: 100
Pekin: 68
Anhui: 70
Shandong: 63
Sichuan: 69
Shanghai: 53, përfshirë 1 vdekje.
Jiangxi: 48
Fujian: 35
Jiangsu: 47
Hainan: 22
Shaanxi: 22
Liaoning: 22
Yunnan: 19
Heilongjiang: 21, përfshirë 1 vdekje
Tianjin: 14
Hebei: 18, përfshirë 1 vdekje
Shanxi: 22
Gansu: 14
Mongolia e Brendshme: 11
Guizhou: 7
Jilin: 6
Ningxia: 4
Xinjiang: 5
Qinghai: 4
/Motilokal.com
