Kina ka kufizuar udhëtimin e 30 milionë njerëzve pasi numri i vdekjeve të koronavirusit po rritet duke shkuar në 26, dhe me shumë se 900 raste janë konfirmuar në të gjithë botën.
David Culver korrespondenti i CNN kishe udhëtuar për në Wuhan, i cili thotë: “Autoritetet besojnë se këtu është zanafilla e llojit të ri të koronavirusit. Është një treg i gjësë së gjallë dhe ushqimeve të detit. Mund të shihet se është i rrethuar me shirit, dhe prania policor ndihet kudo. Çështja është aq e ndjeshme sa pak minuta pasi kishim ardhur e po regjistronim, pjesëtarët e sigurisë na kërkuan të ndalim filmimin. Ka një ndjesi jo rehatie që perceptohet në të gjithë Wuhanin. Ne e ndjemë sapo hipëm në tren nga Pekini. Njerëz me fytyra të mbuluara dhe çdo makinë e mbushur plot, ndërsa qytetarët kthehen në shtëpi për vitin e ri kinez. Skanime të rrepta pas mbërritjes. Çdo pasagjer i nënshtrohej kontrollit me termometër, për të siguruar se nuk sjellin me vete temperaturë. Skena të tilla mund të shihen në të shumë prej nyjeve të transportit rreth Kinës./Motilokal.com
