Moti për festën e Fitër Bajramit

Moti për festën e Fitër Bajramit

Moti për ditën e festës së Fitër Bajramit në Kosovë parashihet të mbajë vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës vende-vende mund të ketë riga shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 8 deri në 15 °C.

Në Shqipëri dita e premte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët, por përsëri do të ketë prezencë të vranësirave në mesditë dhe pasdite të shoqëruar me reshje shiu të dobëta e lokale. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 19 °C.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm. Temperaturat gjatë kësaj dite do të luhatën nga 11 deri në 19 °C.

Mot pjesërisht me re e diell parashihet të mbajë në Mal të Zi. Gjatë paradites mundësi për riga shiu. Temperaturat ditën e premte do të lëvizin nga 14 deri në 20 °C.

/Motilokal.com