Paralajmëron FBI: Mos i mbushni celularët në vendet publike

Paralajmëron FBI: Mos i mbushni celularët në vendet publike

FBI ka paralajmëruar së fundmi konsumatorët kundër përdorimit të stacioneve publikë të mbushjes falas të celularëve, duke thënë se disa kanë arritur të vjedhin mbushësin publikë, duke bërë të mundur lidhjen e pajisjeve me malware ose softuer që mund t'u japin hakerëve akses në telefon, tablet ose kompjuter.

“Shmangni përdorimin e stacioneve të mbushjes falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare”, thuhet në një postim në Twitter nga FBI. “Njerëzit me qëllime të këqija kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të injektuar malware dhe gjurmim të softuerëve në pajisje. Mbani mbushësin tuaj dhe kabllon USB me vete.”

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC) gjithashtu ka paralajmëruar kundër “juice jacking”, siç njihet sistemi i ngarkimit të malware, nga viti 2021.

Pajisjet e konsumatorit me kabllo USB të manipuluar mund të hakohen përmes softuerit që më pas mund të nxjerrë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet, paralajmëroi FCC në atë kohë. FCC u tha konsumatorëve që të shmangin këto stacione publike.

/Motilokal.com