Si pritet të mbajë moti sot dhe nesër në Maqedoni?

Si pritet të mbajë moti sot dhe nesër në Maqedoni?

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira e periudha me diell, pasdite me reshje lokale shiu, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima të rralla. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 16 °C.

E enjtja do të mbajë mot me diell e vranësira mesatare. Pjesërisht me vranësira në pjesët perëndimore, rreth mesditës dhe pasdites me reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 17 °C.

/Motilokal.com