E ashtuquajtura "gjeoinxhinieria diellore", një ide e diskutueshme që parashikon ftohjen e Tokës duke reflektuar dritën e diellit përsëri në hapësirë, ka tërhequr vëmendjen e super të pasurve në botë, duke përfshirë Bill Gates, George Soros dhe bashkëthemeluesin e Facebook, Dustin Moskowitz.
Thirrje për të përshpejtuar kërkimet në menaxhimin e rrezatimit diellor (SRM i referuar gjerësisht si gjeoinxhinieria diellore), veçanërisht kur planeti po i afrohet gjithnjë e më shumë tejkalimit të kufirit të temperaturës prej 1.5 gradë Celsius, i përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit, si momenti dhe pragu kritik i temperaturës për trajtimin e ndryshimeve klimatike.
Gjeoinxhinieria diellore është rikthyer në debatin publik muajt e fundit, edhe pse është një temë e kundërshtuar ashpër nga aktivistët dhe grupet mjedisore.
Në fund të shkurtit, më shumë se 60 studiues nga institucione me reputacion publikuan një letër duke bërë thirrje për studim më të plotë të strategjisë dhe eksperimenteve në terren në shkallë të vogël, pasi një raport i Kombeve të Bashkuara sugjeroi se kishte ardhur koha për të filluar hetimin nëse SRM mund të kontribuonte në trajtimin e krizës klimatike.
Më herët, tetorin e kaluar, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se po promovonte një projekt kërkimor pesëvjeçar për të vlerësuar mënyrat për të modifikuar dritën e diellit që arrin në Tokë.
Megjithatë, qindra shkencëtarë dhe ekspertë të klimës e kundërshtojnë fuqimisht valën në rritje të kërkimit dhe zhvillimit e aplikimit të mundshëm të gjeoinxhinierisë diellore.
Në një letër të hapur ata paralajmërojnë se promovimi në rritje i teknologjive SRM si një zgjidhje e mundshme për problemin e klimës është shkak për shqetësim, me pasoja potencialisht të papritura dhe të rrezikshme.
Çfarë është gjeoinxhinieria diellore?
Gjeoinxhinieria diellore ose SRM i referohet një numri teknologjish spektakolare të ftohjes së Tokës. Disa nga teknikat e përfshira në këtë metodë, si dioksidi i squfurit në atmosferë, dihet se kanë efekte të dëmshme në mjedis dhe shëndetin e njeriut.
Megjithatë, disa shkencëtarë, të shqetësuar se njerëzimi do të tejkalojë objektivat e tij të emetimeve, argumentojnë se rritja e kërkimit SRM është çelësi për reduktimin e rreziqeve të një rritjeje potencialisht të dëmshme të temperaturës së Tokës.
Përkundrazi, shkencëtarë të tjerë që argumentojnë se "ne dimë pak për metodën dhe kjo nënkupton rreziqe të reja për ekosistemet dhe njerëzit".
/Motilokal.com
