Një tërmet me magnitudë 4.3 dridhë Bosnjën dhe Hercegovinën

Një tërmet me magnitudë 4.3 dridhë Bosnjën dhe Hercegovinën

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka dridhur mbrëmjen e sotme Bosnjë dhe Hercegovinën.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 58 kilometra nga Tuzla, ose 8 kilometra nga Odžak.

Ende nuk ka informacione për dëme materiale apo lëndime të mundshme, por komentet në faqen e EMSC thonë se qytetarët kanë ndjerë lëkundjen e tokës.

"Dridhje e fortë. E tundi mirë. Oxhak, u dridh fortë për 5-7 sekonda", janë vetëm disa nga komentet në EMSC.

/Motilokal.com