Shtyhet lansimi i satelitit vëzhgues të Turqisë për shkak të motit

Shtyhet lansimi i satelitit vëzhgues të Turqisë për shkak të motit

Nisja e satelitit të parë vendas të Turqisë, vëzhgues me rezolucion të lartë u shty sot për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, transmeton agjencia e lajmeve Anadolu.

Sateliti i prodhuar nga Turqia, IMECE, ishte planifikuar të lansohej në hapësirë sot herët nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në shtetin amerikan të Kalifornisë në orën 06:48 GMT.

Pasi të hidhet në orbitë, sateliti IMECE do të shërbejë në fushat e mbrojtjes, menaxhimit të fatkeqësive, mjedisit dhe urbanizimit, si dhe bujqësisë dhe pylltarisë.

/Motilokal.com