Moti për këtë fundjavë në Rugovë, Brezovicë dhe Brod

Moti për këtë fundjavë në Rugovë, Brezovicë dhe Brod

Gjatë një jave të lodhshme pune, të gjithë presim më padurim fundjavën, për tu argëtuar dhe qetësuar nga streset e punës, por pavarësisht kësaj, jo gjithmonë ia dalim të marrim maksimumin prej saj.

Por mënyra me e mirë për t’u çlodhur nga streset, ngarkesa e punës është vizita e maleve, bjeshkëve të Kosovës si Brezovica, Prevalla, Rugova, Brodi, Luboteni, Budakova dhe shumë vende të mrekullueshme të vendit tonë, ku mund ta shijojnë ajrin e pastër, ta provoni skijimin apo një xhiro me teleferik.

Para se të merrni rrugën për këto vende mësoni se si do të jetë moti. Një klikim në www.motilokal.com apo instaloni në telefonat mobil dhe e keni gjatë tërë kohës me veti për të mësuar motin e saktë.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë pjesërisht me re dhe me vranësira. Temperaturat do të lëvizin prej -1 deri në 4 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të jugperëndimit.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 4 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugut.

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Brezovicë do të mbajë pjesërisht me re dhe vranësira. Temperaturat pritet të lëvizin nga 1 deri në 8 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndimit.

Ndërsa të dielën do të mbajë me vranësira në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat parashihet të arrijnë deri në 8 °C.

Ndërkaq në Sharr (Brod) për ditën e shtunë do të kemi mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 2 deri në 6 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndim-jugperndimit.

E diela do të mbajë mot vranësira dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej 4 deri në 7 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugut. /Motilokal.com